Tifozët duan largimin e gjermanit nga Bayerni: Tuchel jashtë

  • A.P /
  • 11 February 2024 - 16:29
Tifozët duan largimin e gjermanit nga Bayerni: Tuchel jashtë

Ka nisur presioni mbi Thomas Tuchelin, pas humbjes së Bayern Munichit ndaj Bayer Leverkusenit dhe mbetjes prapa në garën për titullin e kampionit.

“Bavarezët” janë pesë pikë prapa Leverkusenit në tabelën e Bundesligës.

Kjo situatë duket se nuk po i pëlqen fare tifozëve të kampionëve në fuqi të Gjermanisë. Ka prej atyre që përmes protestës po kërkojnë largimin e Tuchelit.

Siç raportohet nga gazetari i “Sport1”, Stefan Kumberger, dikush vendosi një mesazh në një shtyllë jashtë qendrës stërvitore të Bayernit të dielën në mëngjes, duke bërë thirrje për shkarkimin e 50-vjeçarit.

“Tuchel jashtë”, thuhet në pankartën e vendosur.


(Kosova Sot Online)