Argjentina eliminon Brazilin dhe fton Messin të luajë në Lojërat Olimpike të Parisit

  • A.P /
  • 13 February 2024 - 13:56
Argjentina eliminon Brazilin dhe fton Messin të luajë në Lojërat Olimpike të Parisit

Nuk është kurrë një ndeshje si çdo tjetër, veçanërisht nëse rrezikohet kualifikimi për Olimpiadën e Parisit.

Në ditën e fundit të grupit kualifikues të Amerikës së Jugut, Argjentina mundi Brazilin 1-0, duke e eliminuar nga Lojërat Olimpike të ardhshme në Paris.

Goli i Luciano Gondou, i shënuar në pjesën e dytë, ishte vendimtar.

Në fund të ndeshjes, trajneri i Argjentinës U-23, Javier Mascherano, përsëriti synimin e tij për ta pasur ish-bashkëlojtarin e tij të Barcelonës, Lionel Messi, në kompeticionin e shumëpritur të verës.

“Dyert janë të hapura. E gjithë bota e di se çfarë marrëdhëniesh kam me Leon. Nëse ai dëshiron të bashkohet me ne, do të jetë i mirëpritur. Dyert janë të hapura”, deklaroi Mascherano.

Messi tashmë ka fituar medaljen e artë olimpike në Lojërat Olimpike “Pekin 2008” dhe nuk e ka përjashtuar kurrë mundësinë e pjesëmarrjes në një tjetër edicion të Olimpiadës.

Në “Paris 2024” mund të luhet sërish dueli mes Messit dhe Kylian Mbappe, pasi ylli i PSG-së është i orientuar drejt pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike në shtëpi me kombëtaren franceze.

Deri tani, nga 16 vende të disponueshme, 12 skuadra janë kualifikuar tashmë për në “Paris 2024”.

Mbetet ende kampionati aziatik U-23, që do të luhet midis prillit dhe majit, i cili do të përcaktojë edhe tri kombëtare tjera.

Kombëtarja e katërt aziatike do të përballet në një “play-off” kundër Guinesë, e cila përfundoi e katërta në Kupën e Kombeve të Afrikës U-23.

Këto janë kombëtaren olimpike të kualifikuara tashmë: Franca, Argjentina, Paraguai, SHBA, Republika Dominikane, Spanja, Izraeli, Ukraina, Egjipti, Maroku, Mali, Zelanda e Re.

(Kosova Sot Online)