Messi dhe Di Maria mund të luajnë për Argjentinën në Lojërat Olimpike

  • A.P /
  • 13 February 2024 - 18:38
Messi dhe Di Maria mund të luajnë për Argjentinën në Lojërat Olimpike

Parisi përgatitet të presë ngjarjen më të madhe të sportit, Lojërat Olimpike, nga 26 korriku deri më 11 gusht.

Në kryeqytetin francez pritet të kthehen edhe një herë Lionel Messi e Angel Di Maria.

Yjet nga Argjentina raportohet se mund të jenë pjesë e ekipit kombëtar të Argjentinës për Lojërat Olimpike.

Të dielën, skuadra U-23 e Argjentinës rezervoi biletën e saj për turneu olimpik falë fitores 1:0 kundër Brazilit.

Duke folur për mediat, ish-mesfushori i Liverpoolit dhe Barcelonës, Javier Mascherano, tani trajner i ekipit të të rinjve të Argjentinës, ka zbuluar se është shumë i interesuar të ftojë Messin dhe Di Marian në turneun e futbollit të Lojërave Olimpike të Parisit, finalja e të cilit do të mbahet në “Parc des Princes”.

“Epo, të gjithë e dinë marrëdhënien time me Leon dhe miqësinë time me të”, tha Mascherano për “Reuters”.

“Një lojtar si Leo ka hapur dyert dhe ftesa për të na shoqëruar atëherë padyshim që do të varet nga ai, kompromisi i tij dhe koha e tij, por ftesa qëndron qartë” .

Ekipet kombëtare që marrin pjesë në turneun e futbollit të Lojërave Olimpike u lejohen tre lojtarë të moshës 23+ në skuadrën e tyre.

Turneu i futbollit të Lojërave Olimpike nuk është pjesë e kalendarit të FIFA-s, që do të thotë se klubet përkatëse të Messit dhe Di Marias – Inter Miami dhe Benfica – mund të vënë veton për pjesëmarrjen e tyre në Lojërat Olimpike.

“Ata fitojnë të drejtën për të vendosur se çfarë është më e mira për ta. Por, është e qartë se ne do të përpiqemi t’i ftojmë ata dhe do të shohim. Unë duhet t’i ftoj ata”, deklaroi Mascherano.


(Kosova Sot Online)