Caktohet orari për ndeshjen miqësore Suedi - Shqipëri

  • A.P /
  • 13 February 2024 - 18:53
Caktohet orari për ndeshjen miqësore Suedi - Shqipëri

Është konfirmuar tashmë ora e ndeshjes miqësore Suedi – Shqipëri, që do të luhet më 25 mars në Stokholm.

Sipas marrëveshjes mes dy federatave ky takim do të luhet në stadiumin “Friends Arena”, duke nisur nga ora 19:00.

Kjo është ndeshja e gjashtë në histori mes këtyre dy përfaqësueseve, ndër të cilat katër sfida kanë qenë të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror, ndërsa dy të tjerat ndeshje miqësore.

Ndërkaq, Shqipëria do të zhvillojë edhe një tjetër miqësore gjatë muajit mars dhe në ditët në vijim FSHF-ja do të publikojë edhe emrin e kundërshtarit, vendin dhe orën e takimit.

Këto dy ndeshje miqësore janë në kuadër të përgatitjeve të Kombëtares për Europianin “Gjermani 2024”, ku trajneri Sylvinho do të ketë mundësinë që të testojë lojtarët dhe ekipin kuqezi pas thuajse 4 muajsh nga ndeshja e fundit. 


(Kosova Sot Online)