Ylli eliminon Vëllaznimin, i bashkohet Trepçës në gjysmëfinale

  • A.P /
  • 13 February 2024 - 22:29
Ylli eliminon Vëllaznimin, i bashkohet Trepçës në gjysmëfinale

Golden Eagle Ylli është skuadra e dytë gjysmëfinaliste në Kupën e Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Petar Mijovic në çerekfinale eliminoi nikoqirët e kësaj gare, Vëllaznimin.

Përballja e luajtur sonte në palestrën sportive “Shani Nushi” përfundoi me rezultatin 76:58.

Më i dalluari në triumfin e therandasve ishte Alonzo Verge Jr, i cili shënoi 18 pikë. Ai u ndihmua nga Valon Bunjaku, që shtoi 12 sosh.

Te gjakovarët u dallua Jalen Ray me 15 pikë.

Ylli në gjysmëfinale do të takohet me Trepçën, që sot eliminoi Istogun.

Përballja mes tyre do të zhvillohet të enjten

(Kosova Sot Online)