Man City e ka fituar ndeshjen e parë, hap i madh drejt çerekfinales

  • S.A /
  • 14 February 2024 - 08:54
Man City e ka  fituar ndeshjen e parë, hap i madh drejt çerekfinales

Manchester City ka regjistruar fitore në ndeshjen e parë ndaj Copenhagen, të vlefshme për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online ".

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola triumfoi si mysafire dhe mund të vlerësohet se tashmë është me një këmbë në çerekfinale.

Ndeshja e zhvilluar në “Parken Stadium” përfundoi me rezultatin 1:3.

Kevin De Bruyne (10’), Bernardo Silva (45+1’) dhe Phil Foden (90+2’) shënuan golat e fitores për kampionët në fuqi të Evropës. Magnus Mattson (34’) ishte autor i golit të vetëm për Copenhagen. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 6 mars, në “Etihad Stadium.

(Kosova Sot Online )