S’luajti kundër Kosovës shkaku i Crvena Zvezdës, malazezët s’e duan më në kombëtare

  • A.P /
  • 14 February 2024 - 17:16
S’luajti kundër Kosovës shkaku i Crvena Zvezdës, malazezët s’e duan më në kombëtare

Mali i Zi ka gjetur një trajner të ri, teksa Robert Prosinecki është ulur në këtë karrige. Por detyra e tij e re nuk nisi ashtu siç do të kishte dëshiruar. Kjo pasi Prosniecki kërkoi rikthimin në Kombëtare të 30-vjeçarit, Mirko Ivanic.

Ky i fundit kishte refuzuar që të luante me Malin e Zi kundër Kosovës, teksa është pjesë e Crvena Zvezdës. Madje Ivanic deklaroi në atë kohë: “Unë nuk do të luaj kundër Kosovës, edhe nëse kjo do të thotë se nuk do të grumbullohem më në Kombëtaren e Malit të Zi”.

Menjëherë pas shpërndarjes së lajmeve se trajneri i ri mund të kthejë Ivanic në Kombëtare, grupi më i zjarrtë i ultrasve të Malit të Zi dolën me një deklaratë zyrtare.  “Për shkak të thashethemeve që u shfaqën në media të caktuara pas deklaratës së trajnerit të Prosiniecki-t për rikthimin e mundshëm të Ivani?-it në kombëtaren tonë, është detyra jonë që publikisht ta shprehim qëndrimin tonë.

Deri tani nuk kemi ndërhyrë në vendimet e asnjë trajneri, ky aktuali ka mbështetjen tonë, por për ata që tradhtojnë fanellën tonë nuk ka kthim në kombëtare! Të gjithë janë përgjegjës për vendimet e tyre, dhe qëndrimi ynë është i qartë – tradhtar një herë – tradhtar përgjithmonë!”, thuhet në deklaratën e tifozëve nga Mali i Zi. 


(Kosova Sot Online)