Trepça shkon në finale të Kupës së Kosovës

  • A.P /
  • 15 February 2024 - 19:53
Trepça shkon në finale të Kupës së Kosovës

Trepça është finalisti i parë i Kupës së Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit triumfuan 72:59 ndaj Yllit në gjysmëfinalen e parë.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë nisi e përfundoi me dominimin e Trepçës.

Ylli pati periudhën më të mirë në çerekun e dytë, duke u afruar në tri pikë, por nuk arriti të mbante ritmin.

Lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall Drilon Hajrizi.

(Kosova Sot Online)