
Trajneri i famshëm ndryshoi agjentin dhe “hapi derën” për t’iu bashkuar Barcelonës

Gazetari gjerman Florian Plettenberg zbuloi informacione të reja për transferimin e mundshëm të trajnerit Hansi Flick në bankinën e Barcelonës, transmeton "Kosova Sot Online ".
Një gjerman i njohur raporton se Flick ka nënshkruar kontratë me agjencinë e menaxherit të njohur Pini Zahavi, i cili ndër të tjera përfaqëson edhe Robert Leëandoëskin.Zahavi ka raporte të shkëlqyera me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, ndaj besohet se do të jetë trajneri i ri i gjigantit katalunas.
{706983/}
Si kundërshtari kryesor i tij u përmend menaxheri i Brighton, Roberto de Zerbi, por duket se zgjedhja ka rënë tek ish-trajneri i Bayernit.
58-vjeçari me eksperiencë është jashtë fushës që nga shtatori i vitit të kaluar, kur u largua nga bankina e kombëtares gjermane pas një sërë rezultatesh të këqija. Më parë ka drejtuar Bayern Munichun, me të cilin ka fituar edhe titullin e kampionit të Evropës.
(Kosova Sot Online )