Nora Gjakova e eliminon xhudisten serbe, kalon në gjysmëfinalen e Grand Slamit në Baku

  • S.A /
  • 16 February 2024 - 11:43
Nora Gjakova e eliminon xhudisten serbe, kalon në gjysmëfinalen e Grand Slamit në Baku

Nora Gjakova po vazhdon me paraqitje fantastike në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kampionia olimpikë në çerekfinale e mundi xhudisten serbe, Marica Perisic.

Ajo tani ka arritur në gjysmëfinale, duke i shënuar tri fitore radhazi.

Në gjysmëfinale, Gjakova do të përballet me holandezen, Julie Beurskens.

(Kosova Sot Online )