Grand Slami i Baku: Nora Gjakova me rezultat spektakolar shkon në finale

  • S.A /
  • 16 February 2024 - 12:44
Grand Slami i Baku: Nora Gjakova me rezultat  spektakolar shkon në finale

Nora Gjakova është kualifikuar në finale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit, transmeton "Kosova Sot Online".

Kampionia olimpike ishte spektakolare sot në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke i fituar të katër betejat e saja.

Gjakova në gjysmëfinale e mundi holandezen, Julie Beurskens.

Në finale, Nora Gjakova do të përballet me kanadezen, Christa Deguchi.

Ndërkohë, nesër dhe pasnesër do të garojnë edhe Laura Fazliu, Dardan Cena dhe Loriana Kuka. 

(Kosova Sot Online )