Nora Gjakova stoliset me medaljen e argjendtë, nuk paraqitet në finale të Grand Slamit për shkak të lëndimit

  • S.A /
  • 16 February 2024 - 13:48
 Nora Gjakova stoliset  me medaljen e argjendtë, nuk paraqitet në finale të Grand Slamit për shkak të lëndimit

Nora Gjakova është treguar fantastike sot në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit duke e fituar medaljen e argjendtë.

Kampionia olimpike shënoi katër fitore të njëpasnjëshme për ta arritur finalen në kategorinë deri në 57 kilogramë, transmeton "Kosova Sot Online".

Federata kosovare e xhudos njoftoi se për shkak të lëndimit, Nora Gjakova nuk do të luajë në finalen e madhe dhe do të stoliset me medaljen e argjendtë.

Nesër dhe pasnesër do të garojnë edhe Laura Fazliu, Dardan Cena dhe Loriana Kuka.

(Kosova Sot Online  )