Me cilën notë e vlerësoni Nora Gjakovën pasi fitoj medaljen e argjendtë!

  • A.P /
  • 16 February 2024 - 15:56
Me cilën notë e vlerësoni Nora Gjakovën pasi fitoj medaljen e argjendtë!

Nora Gjakova është treguar fantastike sot në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit duke e fituar medaljen e argjendtë.

Kampionia olimpike shënoi katër fitore të njëpasnjëshme për ta arritur finalen në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Federata kosovare e xhudos njoftoi se për shkak të lëndimit, Nora Gjakova nuk do të luajë në finalen e madhe dhe do të stoliset me medaljen e argjendtë.

Nesër dhe pasnesër do të garojnë edhe Laura Fazliu, Dardan Cena dhe Loriana Kuka.

(Kosova Sot Online)