Bayerni vazhdon interesimin për Hernandezin

  • A.P /
  • 16 February 2024 - 16:46
Bayerni vazhdon interesimin për Hernandezin

Bayern Munichi raportohet se po vazhdon të ruajë interesimin për Theo Hernandezin.

Sipas “Bild”, kampionët në fuqi gjermanë e shohin atë si një zëvendësues të mundshëm të Alphonso Davies, nëse ai largohet nga “Allianz Arena” në verë.

Francezi ka qenë nën monitorimin e Bayernit që një kohë të gjatë.

Gjithsesi, vlerësohet si e vështirë që Hernandez të largohet nga Milani, duke marrë parasysh rolin e tij të rëndësishëm që ka te “Rossonerët”.

Mbrojtësi i majtë është i rregullt në skuadrën e Stefano Piolit dhe ka bërë 30 paraqitje deri tani në këtë sezon, teksa ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me katër asistime gjithashtu.

26-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Milanin deri në verën e vitit 2026.

Bazuar në “Transfermarkt”, Theo Hernandez në treg vlerësohet me 55 milionë euro.

(Kosova Sot Online)