Mourinho del me një shpjegim befasues

  • A.P /
  • 16 February 2024 - 21:31
Mourinho del me një shpjegim befasues

Jose Mourinho këmbëngul se nuk i ishte “vjedhur” Wesley Sneijderit “Topi i Artë” në vitin 2010.

Ish-reprezentuesi holandez kishte qenë një nga më të mirët në sezonin 2009/10 te Interi, që atë kohë drejtohej nga “Special One”.

“Nerazzurrët” atë sezon e kishin mbyllur me tripletë, duke fituar titullin në Serie A, në Ligën e Kampionëve, si dhe trofeun e Kupës së Italisë.

Mourinho së funmdi ka dhënë një intervistë me legjendën e Manchester United, Rio Ferdinand, në podcast “FIVE”, ku mes tjerash foli edhe për “Topin e Artë” të vitit 2010, që ishte fituar nga Lionel Messi.

“Nuk më pëlqen të them se iu vodh”, tha filimisht portugezi.

“Kush e fitoi atë vit? Messi? Pra nuk u vodh. Por, Wesley fitoi tripletën dhe arriti finalen e Kupës së Botës në të njëjtin sezon, kështu që Wesley duhet të ishte të paktën në treshen e parë – por në gjeneratën e fundit, kur Cristiano dhe Messi fituan ‘Topin e Artë’, nuk u vodh kurrë”, deklaroi Mourinho.

(Kosova Sot Online)