Ylli kosovar i futbollit Edon Zhegrova uron për pavarësi: Unë, biri yt, Kosovë

  • S.A /
  • 17 February 2024 - 12:19
Ylli kosovar i futbollit Edon Zhegrova uron për pavarësi: Unë, biri yt, Kosovë

Republika e Kosovës feston sot 16-vjetorin e pavarësisë. Me rastin e kësaj dite të veçantë, një mesazh urimi nuk ka munguar as nga ylli kosovar, Edon Zhegrova, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Unë biri yt Kosovë, të urojë ditën e pavarësisë. Gëzuar”, shkroi ai në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”.

Sulmuesi i Lille një urim e bëri edhe në gjuhën angleze. Ai gjithashtu shpërndau edhe urimin e legjendës shqiptare të futbollit, Lorik Cana, i cili kishte përfshirë 24-vjeçarin në urimin e tij. 

Kujtojmë se Zhegrova nuk ishte grumbulluar me Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e nëntorit, pasi ai paraprakisht përmes një letre zbuloi situatën “katastrofale” që po kalon te Kosova.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ditën e sotme do të prezantojë përzgjedhësin e ri të “Dardanëve”, Franco Foda, i cili me shumë gjasë pritet të ftojë Zhegrovën për ndeshjet e ardhshme dhe kështu t’i jepet fund kësaj “telenovele”. 

Image

(Kosova Sot Online )