Ademi: Zhegrova duhet të sqarohet për ato që ka thënë, ai është pjesë e Kombëtares

  • E.K /
  • 17 February 2024 - 16:27
Ademi: Zhegrova duhet të sqarohet për ato që ka thënë, ai është pjesë e Kombëtares

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, është deklaruar për situatën lidhur me Edon Zhegrovën.

Ademi tha se me sulmuesin e Lille janë në kontakte të vazhdueshme.

Ndërsa, sa i përket reagimit që kishte bërë muaj më parë Zhegrova, i pari i FFK-së tha se duhet pyetur lojtarin, për t’u sqaruar.

“Me Edonin jemi në kontakte të vazhdueshme. Ai është anëtar i yni. Ai do të jetë pjesë e Kombëtares. Ato se çfarë i ka thënë ai, ai duhet t’i sqarojë ato. Mund ta pyetni kur të vijë këtu”, deklaroi Ademi në konferencën e sotme për media, kur u prezantua edhe trajneri i ri i “Dardanëve”, Franco Foda.

Kujtojmë se Zhegrova nuk ishte grumbulluar me Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e nëntorit, pasi ai paraprakisht përmes një letre zbuloi situatën “katastrofale” që po kalon te Kosova.

Por, me ardhjen e Franco Fodas duket se kjo “telenovelë” do të marrë fund. 

(Kosova Sot Online)