Loriana Kuka kalon në çerekfinale në Grand Slamin e xhudos

  • A.P /
  • 18 February 2024 - 09:19
Loriana Kuka kalon në çerekfinale në Grand Slamin e xhudos

Loriana Kuka po vazhdon me paraqitje të mira në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudistja kosovar ka kaluar me sukses në çerekfinale në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Kuka në raundin e dytë e mundi xhudisten nga Guinea, Marie Branser.

Në çerekfinale, Loriana do të përballet me gjermanen, Anna Monta Olek.

(Kosova Sot Online)