Xavi: E këndella ekipin pasi njoftova largimin

  • A.P /
  • 18 February 2024 - 11:48
Xavi: E këndella ekipin pasi njoftova largimin

Barcelona fitoi 1-2 ndaj Celta Vigos, duke siguruar tri pikët në një transfertë historikisht të komplikuar falë penalltisë së Lewandowskit (98′).

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes që prodhoi shumë polemika, Xavi vlerësoi karakterin e djemve të tij.

“Fitore me agonizëm dhe vuajtje, por e mirëseardhur duke llogaritur sakrificën e djemve dhe skuadrës. Pjesa e parë ishte e mirë, e dyta jo dhe aq. Por është një rezultat që na bën mirë për moralin.

Treguam gjëra të mira, por edhe më pak të tilla. Pjesën e parë e dominuam, në të dytën vuajtëm. Gjithsesi, ne jemi mësuar me këto lloj fitores gjatë këtij sezoni.

Pasi zyrtarizova largimin tim në fundin e sezonit, skuadra ka grumbulluar 10 pikë nga 12. Këndellja erdhi”, u shpreh trajneri katalanas. I cili do të largohet nga pankina e ekipit të zemrës në verë.

Barcelona është fokusuar tashmë te dueli i së mërkurës në Champions përballë Napolit. Takimi i parë i raundit të 1/8-ve do të zhvillohet në “Diego Maradona”.

(Kosova Sot Online)