Ancelotti shprehet i pakënaqur me paraqitjen e sotme

  • A.P /
  • 18 February 2024 - 16:51
Ancelotti shprehet i pakënaqur me paraqitjen e sotme

Real Madridi nuk arriti të marrë më shumë se një pikë nga përballja e sotme me Rayo Vallecanon, e vlefshme për javën e 25-të në La Liga.

Ndeshja e zhvilluar në “Campo de Futbol de Vallecas” përfundoi me rezultatin 1:1.

Carlo Ancelotti nuk ishte aspak i kënaqur me rezultatin, siç u shpreh për mediat në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

“Ne nuk jemi të lumtur pas këtij barazimi. Ne ishim mirë deri në penallti, loja jonë ndryshoi pas saj dhe u nervozuam. Të luash këtu është gjithmonë e vështirë. Pati shumë duele dhe përleshje. Rayo ishin të mirë. Morëm një pikë, nuk jemi të kënaqur. Por, ndoshta në të ardhmen kjo mund të jetë një pikë e mirë”, tha fillimisht ai.

Ancelotti gjithashtu hodhi poshtë çdo raportim që lojtarët e tij të prekeshin nga spekulimet e vazhdueshme në lidhje me Kylian Mbappem, i cili duket gjithnjë e më afër nënshkrimit me “Los Blancos”.

“Kur nuk kemi qenë të fokusuar? Ne jemi gjithmonë të fokusuar, edhe sot. Të qortosh këtë ekip për diçka këtë sezon është shumë e vështirë”, deklaroi trajneri italian.

Real Madridi vazhdon të jetë lider në tabelë me 62 pikë, gjashtë më shumë se Girona, që momentalisht ka një ndeshje më pak. 

(Kosova Sot Online)