Rasmus Hojlund futet në historinë e Premier League, dy gola për shtatë minuta lojë

  • S.A /
  • 19 February 2024 - 09:46
Rasmus Hojlund futet në historinë e Premier League, dy gola për shtatë minuta lojë

Rasmus Hojlund thjesht nuk ndalet së shënuar në Premier League me fanellën e Manchester United.

Sulmuesi ka hapur ndeshjen kundër Luton, duke arritur të përfitojë nga një gabim në mbrojtje, përpara se të mposhte portierin për të shënuar një gol të mrekullueshëm pas vetëm 35 sekondash, transmeton "Kosova Sot Online".
Danezi dyfishoi epërsinë në minutën e shtatë, duke e dërguar në rrjetë harkimin e Alejandro Garnacho.

Rasmus tani është bërë lojtari më i ri në historinë e Premier League që ka shënuar në gjashtë ndeshje radhazi. Ai e bëri këtë në moshën 21 vjeç, 14 ditë, duke e kaluar Joe Willock (21 vjeç, 272 ditë).

Hojlund i është bashkuar gjithashtu një “grupi të rrallë lojtarësh” të Man United që kanë shënuar në gjashtë ndeshje radhazi në Premier League, duke u krahasuar me emra si Cristiano Ronaldo dhe Eric Cantona, që llogariten si legjenda të “Djajve të Kuq”.

(Kosova Sot Online )