Formula 1 gati të ndezë motorët, nis java vendimtare e testeve në prag të sezonit të ri

  • S.A /
  • 19 February 2024 - 12:13
Formula 1 gati të ndezë motorët, nis java vendimtare e testeve në prag të sezonit të ri

Pas gati 3 muajsh pushim, motorët e makinave të Formula 1 do të nisin të ndizen. Këtë mesjavë, në datat 21-23 shkurt, do të zhvillohen testet e vetme dimërore në sportin e Formula 1, transmeton "Kosova Sot Online ".

Tri ditë teste në pistën e Bahrein, ku më 2 mars do të zhvillohet edhe gara e parë sezonale e Botërorit të Formula 1. Testet do të nisin në orën 8 të mëngjesit deri në mesditë dhe nga ora 13:00 deri në orën 17:00 të pasdites. Pra, në total, 24 orë teste, që do t’u shërbejnë skuadrave dhe pilotëve për të kuptuar gjendjen e makinave. Çdo pilot pritet të zhvillojë nga 12 orë teste. Pas këtyre testeve, skuadrat do të përgatiten për garën e Bahrein.

(Kosova Sot Online )