Pronarët e Manchester Cityt e blejnë edhe një tjetër klub

  • A.P /
  • 19 February 2024 - 19:35
Pronarët e Manchester Cityt e blejnë edhe një tjetër klub

Pronarët e skuadrës nga Premierliga, Manchester City, kanë blerë një tjetër skuadër.

City Football Group tashmë janë pronar të skuadrës së Superligës së Turqisë, Istanbul Basaksehir.

Basaksehir bëhet klubi i 13-të që është në pronësi të pronarëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Përveç Manchester Cityt e tash Istanbul Basaksehir, City Football Group kanë në pronësi edhe klubet si Girona, Troyes, Palermo, Lommel, Bahia, New York City, Melborune City, Yakohama, Montevideo City Torque, Sichuan dhe Mumba.

(Kosova Sot Online)