Asani gati për sezonin e ri në Korenë e Jugut, zbulohet arsyeja e dështimit të rikthimit në Evropë

  • S.A /
  • 20 February 2024 - 09:31
Asani gati për sezonin e ri në Korenë e Jugut, zbulohet arsyeja e dështimit të rikthimit në Evropë

Jasir Asani mbetet në Korenë e Jugut dhe do të nisë sezonin e ri me skuadrën e Gwangju.

Sulmuesi i kombëtares e kërkonte me ngulm një transferim në Europë para kampionatit Europian, mirëpo kushtet nuk u plotësuan dhe 28-vjeçari do të veshë sërish fanellën e Gwangju.

Një nga arsyet kryesore se përse transferimi i Asanit në Europë dështoi, ishin edhe për shkak të kërkesave të larta financiare nga ana e klubit koreano-jugor.

Sezoni i ri në elitën e Koresë së Jugut do të startojë më datë dy mars aty ku skuadra e Asanit përballet me Seoul në shtëpi.

Në sezonin e kaluar, Asani ishte një ndër lojtarët kryesorë të Gwangju teksa shënoi shtatë gola në 33 ndeshje, shkruan ss. Edhe në sezonin e ri, sulmuesi pritet të rezultojë si figura kryesore e koreano-jugorëve teksa me Gwangju ka një kontratë të vlefshme deri në dhjetorin e këtij viti ku ndër të tjera ka edhe opsionin për të rinovuar për një tjetër sezon.

(Kosova Sot Online )