Gjendja e tmerrshme e portierit të lënduar italian të Monzës

  • 20 February 2024 - 10:44
Gjendja e tmerrshme e portierit të lënduar  italian të Monzës

Portieri i Monzas, Michele Di Gregorio po mbrohet në formën e jetës së tij, por tani ai do të duhet të pushojë për disa javë për shkak të lëndimit.

Di Gregorio ishte titullar në ndeshjen me Milanin dhe në minutën e 43-të të ndeshjes është dashur të largohet nga loja për shkak të një lëndimi, pas së cilës Monza ka fituar përfundimisht me rezultat 4:2.Tashmë në rrjetet sociale është shpërndarë një foto që tregon se si ka kaluar në një duel ku ka plagosur kokën.Syri i tij i majtë është i mbyllur, dhe ka një njollë, garzë dhe një fashë në tëmth, ndërsa nën syrin e djathtë shihen gjurmë të një goditjeje.

Monza ka një duel me Salernitanën në xhiron e radhës, por nuk ka gjasa që Di Gregorio të jetë gati të mbrohet në atë ndeshje. Meqë ra fjala, ky portier 26-vjeçar ka lindur në Milano dhe ka kaluar në shkollën e të rinjve të Interit, ku nuk pati asnjë shans në ekipin e parë, ndaj mbërriti në Monza në vitin 2020 si huazim.

Ai pati paraqitje shumë të mira në Serie B fillimisht dhe tani që një vit e gjysmë në Serie A, ku tani po lidhet me një kalim në skuadrat e mëdha italiane si Roma, Inter, Milan dhe Juventus.

(Kosova Sot Online )