Conte ëndërron Bayernin por edhe Mourinho synon

  • A.P /
  • 20 February 2024 - 18:13
Conte ëndërron Bayernin por edhe Mourinho synon

Antonio Conte raportohet se e ka bërë prioritet marrjen e drejtimit të Bayern Munichit për sezonin e ardhshëm.

Gjithsesi, ka edhe kandidatë të tjerë të përfshirë për pozitën e trajnerit te gjiganti gjerman.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka pësuar tre humbje radhazi në të gjitha garat dhe po shqyrton nëse do të vazhdojë me Thomas Tuchel përtej këtij sezoni.

Disa kandidatë janë lidhur me punën e Bayern Munichut, sipas raportit të fundit nga “Bild”.

Gazeta gjermane pretendon se Conte “ëndërron” të drejtojë “Bavarezët” sezonin e ardhshëm dhe i ka bërë prioritetet ata.

Trajneri italian ka qenë i lidhur me Milanin, Napolin dhe Juventusin. Ai në intervistën e tij të fundit tha se ëndërron të fitojë Ligën e Kampionëve.

Jose Mourinho është gjithashtu një kandidat për këtë detyrë, me kusht që Tuchel të largohet në verë.

Sipas raportit, tekniku portugez është aq i prirur për t’u bashkuar me bavarezët sa që tashmë po mëson gjermanisht.

Gjithsesi mbetet të shihet fillimisht se cili do të jetë vendimi i Bayernit për Tuchelin.

(Kosova Sot Online)