Xabi Alonso, favorit absolut për ta zëvendësuar Tuchelin te Bayerni

  • S.A /
  • 21 February 2024 - 13:03
Xabi Alonso, favorit absolut për ta zëvendësuar Tuchelin te Bayerni

Bayern Munichu njoftoi sot se në fund të këtij sezoni do t’i ndajë rrugët me trajnerin Thomas Tuchel. Palët kanë rënë dakord që ta ndërpresin bashkëpunimin pasi gjiganti bavarez po e kalon një sezon negativ, ku ka mbetur prapa Bayer Leverkusenit në Bundesligë dhe e humbi lojën e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve nga Lazio, transmeton "Kosova Sot Online".

Menjëherë pasi u bë zyrtar vendimi, kanë nisur të qarkullojnë spekulime se kush do ta pasojë ish-trajnerin e Paris Saint-Germainit dhe të Chelseat në “Allianz Arena”.

Gazetari i “Sky Sport Germany”, Florian Plettenberg zbulon se Xabi Alonso është kandidati absolut favorit për ta marrë në dorë ekipin bavarez nga edicioni i ardhshëm.

Trajnerit spanjoll po i ecin punët për mrekulli me Bayer Leverkusenin, me të cilin së bashku me Granit Xhakën mund ta fitojë titullin e kampionit në Gjermani. Gjithashtu, në radarin e kampionit aktual gjerman është edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili e ka konfirmuar largimin nga “Anfield Road” në fund të këtij sezoni.

(Kosova sot Online )