Dani Alves shpallet fajtor per dhunimin e gruas, dënohet me katër vjet e gjysmë burg

  • S.A /
  • 22 February 2024 - 10:57
Dani Alves shpallet fajtor per dhunimin e gruas,  dënohet me katër vjet e gjysmë burg

Ish futbollisti i Barcelonës dhe i Kombëtares së Brazilit, Dani Alves është shpallur fajtor nga një gjykatë në Spanjë për shkak të përdhunimit të një gruaje në një klub nate në Barcelonë në orët e para të 31 dhjetorit 2022,transmeton "Kosova Sot Online ".

Alves i cili ka përfunduar në burg më shumë se një vit më parë, është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim.

Avokati i Alvesit kishte kërkuar pafajësinë për të. Braziliani mund ta apelojë vendimin.

Ka pasur raportime se Alvesi është në kushte të vështira financiare, për çka i dalë në ndihmë bashkëkombasi i tij Neymar. Gjithashtu, ish-futbollisti brazilian do duhet t’i paguajë 150 mijë euro si kompensim viktimës dhe nuk do të lejohet të qëndrojë më afër se 1 kilometër nga ajo. 40-vjeçari është një nga futbollistët më të trofeshëm në histori të futbollit.

(Kosova Sot Online )