Golden State Warriors triumfojnë ndaj LA Lakers

  • S.A /
  • 23 February 2024 - 11:08
Golden State Warriors triumfojnë ndaj LA Lakers

Golden State Warriors e kanë shënuar fitoren e radhës në NBA. “Luftëtarët” mposhtën 128:110 ekipin e Los Angeles Lakers, transmeton "Kosova Sot Online ".

Prej fillimit e deri në fund, ekipi i Curryt pati avantazhin, madje duke e fituar secilin prej çerekëve.

Me këtë fitore, Warriors shkojnë në 28 fitore e 26 humbje në vendin e 10-të.

Në anën tjetër, Lakers janë një pozitë më lartë me 30 fitore e 27 humbje në Konferencën Perëndimore.

(Kosova Sot Online )