Ronaldo ka fituar afër 240 milionë euro që nga kalimi i tij në Arabinë Saudite

  • S.A /
  • 23 February 2024 - 12:35
Ronaldo ka fituar afër 240 milionë euro që nga kalimi i tij në Arabinë Saudite

Cristiano Ronaldo ka mbledhur një shumë të majme parash që kur nënshkroi për Al Nassr pak më shumë se një vit më parë, transmeton "Kosova Sot Online ".

39-vjeçari iu bashkua klubit të Arabisë Saudite në janar 2023 pas largimit të tij nga Manchester United.

Tërhiqet shorti për 1/8 e finales në Ligën e Evropës, këto janë përballjet

Sipas Marcas, Ronaldo fiton 200 milionë euro në vit me Al Nassr, që arrin në rreth 4 milionë euro në javë. 

Kjo do të thotë, pasi ka qenë rreth një viti në klubin e tij të ri, ai ka fituar afërsisht 240 milionë euro.

Ronaldo gjithashtu thuhet se mori një nënshkrim për bonus prej 100 milionë euro kur ai nënshkroi marrëveshjen deri në qershor 2025. 

(Kosova Sot Online )