Ja pse Nagelsmann kritikon Bayernin

  • A.P /
  • 23 February 2024 - 17:31
Ja pse Nagelsmann kritikon Bayernin

Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka folur për kohën e kaluar te Bayern Munichi.

Në një intervistë për “Der Spiegel”, ai mes tjerash tha se Bayerni nuk u jep kohën e duhur trajnerëve.

“Unë u emërova në Bayern me synimin për të ndryshuar gjërat. Ka klube që të japin kohë. Jurgen Klopp ishte në Liverpool FC për pesë vjet derisa u bë kampion atje për herë të parë. Pep Guardiola fitoi titullin e Ligës së Kampionëve me Manchester Cityn vetëm pas shtatë vitesh. Trajnerët në Bayern Munich nuk kanë aq shumë kohë për të zhvilluar diçka”, tha 36-vjeçari.

Nagelsmann pastaj zbuloi se çfarë kishte mësuar nga koha e tij te “Bavarezët”.

(Kosova Sot Online)