Tuchel pranon përgjegjësinë

  • A.P /
  • 23 February 2024 - 19:16
Tuchel pranon përgjegjësinë

Disa ditë pasi u konfirmua se Thomas Tuchel do të largohej nga Bayern Munich në fund të sezonit, trajneri beson se ai nuk është i vetmi përgjegjës për këtë sezon të gjigantit gjerman.

Gjithsesi, Tuchel tani tha se situata është më e mirë dhe ndikon për ndeshjet dhe stërvitjet.

“Nuk ka rëndësi nëse e kuptoj vendimin e klubit apo nëse jam i kënaqur me të. E vetmja gjë që ka rëndësi tani është se ka qartësi. Qartësia sjell liri dhe është e mirë për ndeshjet dhe stërvitjet”, tha Tuchel para ndeshjes kundër Leipzigut.

“Nuk duhet të mendoni për pasojat afatgjata të zgjedhjeve tuaja. Mund të jesh pak më i pamatur”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)