Foda llogarit edhe në lojtarët nga Superliga e Kosovës

  • A.P /
  • 23 February 2024 - 21:15
Foda llogarit edhe në lojtarët nga Superliga e Kosovës

Franco Foda ka deklaruar se te Kombëtarja e Kosovës mund të ftohen lojtarë nga Superliga e vendit tonë.

Përzgjedhësi i “Dardanëve” vlerëson se në elitën e futbollit kosovar ka shumë talente, që duhet të vëzhguar

“Sigurisht që do të shikoj edhe Ligën e Kosovës, atje ka shumë talente interesante”, tha ai në një intervistë për “Kronen Zeitung”.

Gjermani zbuloi se ka diskutuar tashmë rreth ftesave me ndihmësit e tij, Thomas Kristl dhe Robert Ibertsberger.

(Kosova Sot Online)