Lexoni edhe:
Granit Xhaka flet pas supergolit: Festën e bëra sepse duhet të më njohin se kush jam
Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso ka thënë se ishte në dijeni të shtirjes së dëmtimit nga Granit Xhaka pas golit të shënuar të premten mbrëma, transmeton "Kosova Sot Online ".
Bayer Leverkusen ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Mainz në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Bundesliga.
Njëri më meritorët e kësaj fitore padyshim se ishte mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, i cili shënoi një supergol në minutën e tretë.Megjithatë, Xhaka u ‘ngriu gjakun’ stafit të ekipit, pasi shtiri një dëmtim, i cili ngriti në këmbë mjekët dhe fizioterapeutët e ekipit.
Granit Xhaka flet pas supergolit: Festën e bëra sepse duhet të më njohin se kush jamLexoni edhe:
Por, trajneri Alonso e kishte të njohur tashmë festën e djaloshit prishtinas dhe nuk u shqetësua. “E di që Graniti e ka bërë më parë në stërvitje dhe më bëri nervoz atëherë. Fizioterapeuti më erdhi, por unë thjesht thashë ‘Relax’”, ka thënë Alonso kur u pyet pas ndeshjes.
Ndryshe, ky është goli i parë zyrtar i Xhakës me fanellën e Leverkusenit, klub i cili ka një seri prej 33 ndeshjeve pa humbje.
(Kosova Sot Online )