Liria konfirmon edhe tri transferime

  • S.A /
  • 24 February 2024 - 09:33
Liria konfirmon edhe tri transferime

Përkundër humbjeve të vazhdueshme dhe pozitës së fundit në tabelë, FC Liria nuk po ndalet me transferime të reja, transmeton "Kosova Sot Online".

Klubi prizrenas mbrëmë në orët e vona, zyrtarizoi edhe tri ardhje të reja.

Futbollisti me prejardhje shqiptare qe ka luajtuar në Kanada, Klaidi Cela është njëri nga përforcimet.

Qendërmbrojtësi 24 vjecar do ta përforcojë fazën e fundit të prizrenasve.Flavio Mecja është futbollisti tjetër që u zyrtarizau mbrëmë nga Liria. Sulmuesi i majtë nga Shqipëria së fundmi ishte pjesë e Egnatisë dhe Erzenit. E futbollist tjetër që u zyrtarizua mbrëmë ishte edhe sulmuesi Nigerian, Ubong Ekpai. Ekpai ka luajtur në disa ekipe evropiane si Maccabi Haifa, Viktoria Plzen e Slavia Praha.

(Kosova Sot Online  )