Ja pse Alves do të marrë mbi 1 mln euro nga thesari spanjoll

  • A.P /
  • 25 February 2024 - 11:34
Ja pse Alves do të marrë mbi 1 mln euro nga thesari spanjoll

Në fillim të kësaj jave, Dani Alves u dënua për sulm seksual me katër vjet e gjysmë burg. 

Braziliani ka qenë në burg që nga arrestimi i tij në janar të vitit 2023, për një incident që ndodhi një muaj më herët.

Ekipi ligjor i Alvesit ka njoftuar tashmë se ata do të apelojnë vendimin dhe tani mund të ketë një kthesë në këtë rast. 

Siç ka raportuar “La Vanguardia”, 40-vjeçari ka fituar një çështje të mëparshme mbi pagesat e supozuara ndaj një agjenti të FIFA-s, dhe kjo do ta kompensojë atë me 1.2 milionë euro nga thesari spanjoll, si dëmshpërblim.


(Kosova Sot Online)