Befasi në Golden 1 Center, Miami Heat triumfon ndaj Sacramento Kings

  • S.A /
  • 27 February 2024 - 09:37
Befasi në Golden 1 Center, Miami Heat triumfon ndaj Sacramento Kings

Miami Heat ka shkaktuar befasinë e mbrëmjes në elitën e basketbollit amerikan NBA, transmeton "Kosova Sot Online".

Në sfidën e zhvilluar në Golden 1 Center të Sacramentos, Heat kanë triumfuar në udhëtim te Sacramento Kings me 11 pikë diferencë 121:110. Qendra amerikane Bam Adebayo ishte fantastik me 28 pikë, 10 kërcime e shtatë asistime në fitoren e Heat. Me lojë të mirë u dalluan edhe Jaquez me 26 pikë, derisa Kevin Love shtoi 19 pikë të tjera.

Te skuadra vendase më efikasit ishin Murray dhe D’Aron Fox me 28 respektivisht 27 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

(Kosova Sot Online )