Sergio Aguero po i kthehet futbollit, kardiologët i japin dritën jeshile

  • S.A /
  • 27 February 2024 - 11:54
Sergio Aguero po i kthehet futbollit, kardiologët i japin dritën jeshile

Sergio Aguero mund të rikthehet të luaj sërish futboll. Lejen për tu rikthyer ia kanë dhënë një kardiologët.

Ata tashmë kanë vlerësuar se gjendja e tij është mjaft e mirë, ndaj atij iu dha leja për t’u rikthyer në futboll dhe nuk iu desh shumë kohë për të gjetur një klub, transmeton "Kosova Sot Online ".

Thuhet se argjentinasi ka marrë menjëherë një telefonatë nga një tjetër ikonë, Carlos Tevez, trajneri i Indepediente, dhe këtë javë do ta zhvillojë stërvitjen me klubin e tij të fëmijërisë ku hodhi hapat e parë në futboll dhe u shfaq si futbollist.

Nëse Aguero është në nivel të kënaqshëm, është bërë e ditur se do të nënshkruajë kontratë.

Kujtojmë se Aguero e përfundoi karrierën e tij në dhjetor të vitit 2021 kur ndjeu dhimbje të forta në gjoks gjatë ndeshjes mes Barcelonës dhe Deportivo Alaves.

Ekzaminimet zbuluan probleme në zemër, për shkak të të cilave argjentinasi nuk lejohej më të luante futboll.

Me 260 gola, Aguero është golashënuesi më i mirë i Manchester Cityt në histori, dhe gjithashtu la gjurmë të thella te Atletico Madrid, ku ka 101 gola në 234 ndeshje.

Për kombëtaren e Argjentinës ka luajtur 101 ndeshje.

(Kosova Sot  Online )