Man City kalon në çerekfinale të Kupës FA

  • S.A /
  • 28 February 2024 - 08:48
Man City kalon në çerekfinale të Kupës FA

Manchester City ka kaluar në çerekfinale të Kupës FA, duke vazhduar kështu rrugën e mbrojtjes së trofeut të kësaj gare, që e kishte fituar sezonin e kaluar, transmeton "Kosova sot Online ".

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola triumfoi me spektakël  ndaj Luton Town.

Ndeshja e zhvilluar në “Kenilworth Road” përfundoi me rezultatin 2:6.

Erling Haaland (3’, 18’, 40’, 55’, 58) ishte i pandalshëm në këtë takim duke shënuar pesë gola.

Paraqitje të shkëlqyeshme regjistroi edhe Kevin De Bruyne, i cili në katër golat e parë ishte asistues, kurse te goli i pestë norvegjezi u asistua nga Bernardo Silva. Mateo Kovacic (72’) shënoi gjithashtu sonte për “Qytetarët”, me asistim te John Stones. Ndërkaq, golat e vetëm për Lutonin u shënuan nga Jordan Clark (45’, 52’). Ross Barkley ishte asistues në të dy rastet. Manchester City kundërshtarin e ardhshëm do ta mësojë pas tërheqjes së shortit. 

(Kosova Sot Online )