Deri kur dhe pse duhet të viktimizohet Kosova nga ndërmjetësit ndërkombëtar në bisedime me Serbinë?

Deri kur dhe pse duhet të viktimizohet Kosova nga ndërmjetësit ndërkombëtar në bisedime me Serbinë?
Deri kur dhe pse duhet të viktimizohet Kosova nga ndërmjetësit ndërkombëtar në bisedime me Serbinë?

Skender Mulliqi

  • 27 February 2024 - 21:05

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

BE dhe Amerika para së gjithash duhet të jenë shumë më të ashpra ndaj Vuçiqit, i cili po bashkëpunon ngushtë më Putinin për ta bartur luftën nga Ukraina në Ballkanin Perëndimor. Politika të cilën po e udhëheqë kryeministri ,Albin Kurti , është politikë në zbatueshmerinë e ligjeve dhe kushtetutës të Kosovës. Është politikë që nuk i cenon interesat e askujt në rajon. Është koha që mos të përkrahet Vuçiqi dhe projekti i tij për Serbi të Madhe, të cilën projekt fashist NATO-ja nuk e lejojë ta realizon Millosheviqi më luftën në ish -Jugosllavi.

 

Duket së BE-ja dhe Amerika më emërimet për emisarë në dialog ndërmjet Kosovës dhe të Serbisë , gabuan kur emëruan Mirosllav Lajçakun dhe Borrelin, njeri çek dhe tjetri spanjoll, që të dytë nga shtetet të cilat, nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës. Në anën tjetër Amerika e la në dorë të Kris Hillit, ambasadorit në Beograd i cili ka një të kaluar kontraverse sa i përbëtë Kosovës. Ndërsa diplomati tjetër Gabriel Eskobar, bukur shumë në opinion njihet së po mban anën serbe në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Të katër diplomatet të inkuadruar në procesin e bisedimeve, krijohet përshtypja së ju la në dorë e lirshme për të udhëhequr politikën e BE-së , përkatësisht Amerikës , për faktin së në krye të Serbisë gjendet regjimi kriminalo- terrorist, i Aleksandër Vuçiqit, i cili edhe për fat të keq në shumicën e rasteve po mbështet nga diplomatet në fjalë. Vuçiqi në mënyrë të paprecedentë dhe më hegjemoni i ka hyrë punës së procesit të dialogut, duke mos respektuar shumë marrëveshje të firmosura në Bruksel dhe atë të pafirmosur të Ohrit. Garnitura fashiste në pushtetin e Serbisë po bënë përpjekje për ndarjen e Kosovës më luftë, të bashkon serbët e Malit të Zi dhe serbët e Bosnjes e Hercegovinës, dhe serbët e Kosovës më Serbinë në realizimin e “ botës serbe”. Këta diplomatë u shquan më deklarata jo shumë të matura të cilat edhe nuk po i shërbejnë mirë mbarvajtjës së proceseve, përkundrazi po e yshtin pushtetin e Vuçiqit të shton aktet e dhunës në veri, për ta bërë faktike ndarjen e veriut të Mitrovicës nga jugu më dhunë. Dihet tashmë krejtë së çka ndodhi në aktin terroristë të Banjskës, i cili mbeti ende i pa ndëshkuar më sanksione nga BE-ja dhe Amerika. Deklaratë e pa matur për mua ishte edhe ajo e diplomatit O Brien, i cili tha se ka mundësi që të prishet partneriteti ndërmjet Amerikës dhe Qeverisë të Kosovës , për shkak të ndalimit të dinarit serb si monedhë qarkulluese në Kosovë. O Brien ishte pjesë e negociatave për paqe në Bosnje dhe Hercegovinë, por edhe pjesë e delegacionit amerikan gjatë negociatave në Rambuje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 1999. Hill dhe Eskobar, nuk treguan mençuri diplomatike kur përkrahen projektin e dështuar të Vuçiqit dhe Ramës për “Ballkan të Hapur” , i cili në fakt ishte sinonim i “ botës serbe”. Rama më në fund e shpalli vet si projekt të dështuar, duke përmendur Procesin e Berlinit, si të vetmin legjitim. Situata eskaluese në rajon nga Beogradi zyrtar, e jo nga Prishtina zyrtare siç ju faturua shumë padrejtë duke i vënë edhe masa politike dhe ekonomike nga BE, kërkon një qasje dhe një model krejtë më ndryshe kur bëhët fjalë për vazhdimin e dialogut që shumë e ka humbur kuptimin. BE dhe Amerika para së gjithash duhet të jenë shumë më të ashpra ndaj Vuçiqit, i cili po bashkëpunon ngushtë më Putinin për ta bartur luftën nga Ukraina në Ballkanin Perëndimor. Politika të cilën po e udhëheqë kryeministri ,Albin Kurti , është politikë në zbatueshmerinë e ligjeve dhe kushtetutës të Kosovës. Është politikë që nuk i cenon interesat e askujt në rajon. Është koha që mos të përkrahet Vuçiqi dhe projekti i tij për Serbi të Madhe, të cilën projekt fashist NATO-ja nuk e lejojë ta realizon Millosheviqi më luftën në ish -Jugosllavi. Është fakt së rajoni është në një situatë jo të mirë dhe në një gjendje jo stabiliteti. Nuk është ka zhgënjehet vetëm diplomacia , por edhe populli i Kosovës , i cili njihet si populli më pro amerikan dhe më pro evropian në botë. Është koha e fundit që të përfundojnë aventurat e Putinit dhe të Vuçiq më lojën me zjarr edhe në Ballkan. Është po ashtu koha e një seriozitetit më të madh që të ruhet kohezioni politik , të ruhet paqja dhe stabiliteti në Evropë dhe në rajonin tonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".