Skandal në mes të Parisit, vidhet çanta me plane sigurie për Lojërat Olimpike!

  • S.A /
  • 28 February 2024 - 11:15
Skandal në  mes të Parisit, vidhet çanta me plane sigurie për Lojërat Olimpike!

Një skandal i madh ka ndodhur në Paris të Francës. Pak muaj para fillimit të Lojërave Olimpike, është vjedhur një material i çmueshëm dhe mjaft i rëndësishëm, transmeton "Kosova Sot Online ".

Mediat franceze raportojnë se një çantë që e mbante një kompjuter dhe dy memorie USB, në të cilat përfshiheshin planet e sigurisë shtetërore për Olimpiadën e Parisit, u vodh në një tren në stacionin Gare du Nord në Paris.

Sipas mediumit britanik “The Guardian”, kjo çantë ishte në pronësi të një inxhinieri të Komunës së Parisit.

Inxhinieri në fjalë theksoi se pajisjet e tij përmbanin të dhënë të ndjeshme, posaçërisht planet e policisë për ta mbajtur rendin dhe sigurinë gjatë Lojërave Olimpike, të cilat në verën që vjen do të mbahen pikërisht në Paris.

Inxhinieri francez e kishte vendosur çantën në ndarjen e bagazhit mbi sediljen e tij. Policia rajonale po mundohet që ta zbulojë hajnin apo hajnat përmes kamerave të sigurisë.

(Kosova Sot Online )