Në prag të EURO 2024, simbolet shqiptare pushtojnë metronë në qytetin Dyseldorf

  • S.A /
  • 28 February 2024 - 11:48
Në prag të EURO 2024, simbolet shqiptare pushtojnë metronë në  qytetin Dyseldorf

Simbolet shqiptare kanë pushtuar metronë në Dyseldorf. Në prag të Euro 2024, mjetet e transportit publik në qytetet mikpritëse të ndeshjeve, janë veshur me simbolet e përfaqësueseve pjesëmarrëse, transmeton "Kosova Sot Online ".

Autobusët, tramët por edhe metroja kanë flamurin dhe ngjyrat e ekipeve që do të luajnë në ato qytete. Pasi debuton kundër Italisë në qytetin e Dortmundit më 15 qershor, Kombëtarja luan ndaj Kroacisë më 19 qershor në Hamburg.

Në Dyseldorf do të luhet ndeshja e fundit, kundër Spanjës në datën 24 qershor. Në dyert e metrosë shkruhet "mirë se vini". Atmosfera kuqezi ka nisur të ndihet në Gjermani, aty ku qytetet do të pushtohen nga tifozët e zjarrtë shqiptarë.

(Kosova Sot Online )