Muriqi dhe Mallorca: Hapi i fundit për ta bërë një ëndërr realitet, do ta arrijmë së bashk

  • S.A /
  • 28 February 2024 - 12:54
Muriqi dhe Mallorca: Hapi i fundit për ta bërë një ëndërr realitet, do ta arrijmë së bashk

Vedat Muriqi ndihet i lumtur me kualifikimin historik të Mallorcës në finale të Copa del Rey.

Ylli kosovar kontribuoi me gol në gjuajtjen e penalltive në duel me Real Sociedadin në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale, transmeton "Kosova Sot Online ".

Dy takimet përfunduan baras, 0:0 dhe 1:1 dhe kështu fituesin e përcaktuan 11 metërshat.

29 vjeçari po e shijon këtë moment dhe atmosferën e mrekullueshme të dhomës së zhveshjes, që u krijua pas lojës, e shfaqi edhe në Instastory mbrëmë.

E sot, përfaqësuesi kosovar e bëri një postim tjetër, përmes së cilit e tregoi disponimin e tij për kualifikimin në finale dhe synimin për ta fituar trofeun Copa del Rey.

“Ne nuk e mendojmë dhe nuk kemi frikë nga dështimi, gjëja e vetme për të cilën mendojmë është lavdia! Hapi i fundit për ta bërë realitet një ëndërr! Do ta arrijmë së bashku me ju!”, shkroi Muriqi në Instagram. 

(Kosova Sot Online )