I pandalshmi LeBron James, Lakers e fiton derbin lokal ndaj Clippers

  • S.A /
  • 29 February 2024 - 11:10
I pandalshmi LeBron James, Lakers e fiton derbin lokal ndaj Clippers

Los Angeles Lakers e ka fituar derbin ndaj rivalëve të qytetit, Clippers me rezultatin e ngushtë, 116:112.

Në fakt, Clipers ishin skuadër shumë më e mirë në tre çerekët e parë, madje kishin epërsi 20 pikëshe, por as kjo nuk ndikoi që të marrin fitoren në fund, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në çerekun vendimtar, Lakers ishin thjesht të pandalshëm duke realizuar 39 pikë, e i morën 16 dhe në fund morën edhe fitoren me vete.

I pandalshëm në këtë triumf ish LeBron James, i cili edhe përkundër moshës shkëlqeu me 34 pikë, prej tyre shtatë treshe.

James u ndihmua edhe nga Anthony Davis me double-double prej 20 pikëve e 12 kërcimeve, si dhe D’Angelo Russell me 18 pikë.

Në Konferencën e Perëndimit, Lakers është i nënti me 32 fitore e 28 humbje, ndërsa Clippersi i katërti me 37 fitore e 20 humbje.

Përveç këtij takimi, u zhvilluan edhe pesë të tjera, ku u arritën këto rezultate:

Indiana Pacers-New Orleans Pelicans 123:114

Toronto Raptors-Dallas Mavericks 125:136

Chicago Bulls – Cleveland Cavaliers 132:123

Minnesota Timberwolves – Memphis Grizzlies 110:101

Denver Nuggets-Sacramento Kings 117:96

(Kosova Sot Online )