Mbappé e do me vete në Madrid edhe futbollistin e njohur

  • A.P /
  • 29 February 2024 - 16:04
Mbappé e do me vete në Madrid edhe futbollistin e njohur

Fayza Lamari, nëna dhe njëkohësisht mamaja e Kylian Mbappé, ka përfunduar tashmë në Madrid në kërkim të shtëpisë së ardhme të djalit të saj.

Ky fakt i forcon zërat e ditëve të fundit se nënkampioni botëror do të përfundojë në Real Madrid nga vera që po vjen.

Mbappe, megjithatë nuk e ka ndërmend të shkojë i vetëm në kryeqytetin spanjoll.

Sipas informatave të siguruara nga emisioni “El Chiringuito”, futbollisti i Paris Saint-Germainit ka kërkuar nga presidenti Florentino Perez që ta transferojë edhe vëllain e tij, Ethan, të cilit do t’i skadojë kontrata me parisienët në qershor të këtij viti.

(Kosova Sot Online)