Komiteti i Disiplinës vendos masën për CR7

  • A.P /
  • 29 February 2024 - 19:50
Komiteti i Disiplinës vendos masën për CR7

Cristiano Ronaldo është dënuar për mënyrën se si iu përgjigj tifozëve të Al Shabab që e provokuan me thirrjet “Messi, Messi!”

Komiteti i Disiplinës në Pro Saudi League e ka dënuar luzitanin me një ndeshje pezullim. Dënim që Ronaldo do ta shlyejë këtë të enjte kur Al Nassr të luajë ndaj Al Hazm. 

Përveç pezullimit me një ndeshje, Ronaldo është gjobitur edhe me 7.500 euro.

(Kosova Sot Online)