Barcelona pranë prishjes së marrëveshjes shumë vjeçare

  • A.P /
  • 29 February 2024 - 20:20
Barcelona pranë prishjes së marrëveshjes shumë vjeçare

FC Barcelona është gati të marrë një vendim historik, duke thyer aleancën që ka mbajtur me Nike që nga viti 1998 , kur bordi i kryesuar nga Josep Lluís Núñez nënshkroi një kontratë për të prodhuar fanellat e saj.

Që nga viti 1998, të dy entitetet e kanë rishikuar disa herë aleancën e tyre, e cila duhet të zgjasë deri më 30 qershor 2028. 

Puma ka shfaqur një interes të lartë për të zëvendësuar Nike, duke i ofruar Barçës pak më shumë se njëqind milionë euro fikse në sezon, një shumë që tejkalon rreth 85 milionë fikse në vit që merr nga Nike. 

(Kosova Sot Online)