Ja pse Manchester United rresikon të humbasë nënshkrimin me yllin e Gironës

  • S.A /
  • 01 March 2024 - 16:27
Ja pse Manchester United rresikon të humbasë nënshkrimin me yllin e Gironës

Manchester United mund të humbasë mundësinë për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë të Gironës, Miguel Gutierrez, për shkak të një klauzole ‘private’.

United janë lidhur shumë me një transferim të Gutierrez, i cili ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në paraqitjen e jashtëzakonshme të Gironës në La Liga këtë sezon. Mediumi spanjoll Mundo Deportivo, ka pretenduar se spanjolli 22-vjeçar është në listën e prioriteteve të United, pasi skautët e klubit e kanë monitoruar atë tash e disa muaj, transmeton "Kosova Sot Online".

Kartoni i Gutierrez momentalisht vlerësohet rreth 20 milionë euro nga Transfermarkt dhe kjo ka bërë që “Djajtë e Kuq” të interesohen për shërbimet e tij. Sidoqoftë, një problem i madh ka dalur në pah për klubin anglez, dhe kjo ka të bëjë me ish-klubin e Gutierrez, Real Madrid.

Madrilenët e shitën spanjollin tek Girona për katër milionë euro në verën e 2022, ndërsa “Los Blancos” zotërojnë klauzolën e riblerjes e cila është në regjionin e tetë milionë eurove. Gazetari i njohur Fabrizio Romano më herët kishte raportuar se klauzola e riblerjes është shkallëzuar, që do të thotë se Reali duhet të paguajë nëntë milionë euro nëse duan të nënshkruajnë me Gutierrez në 2025 dhe dhjetë milionë euro për një marrëveshje në 2026.

Pra, me pak fjalë, nëse Real Madridi vendosë që ta aktivizojë këtë klauzolë për lojtarin, atëherë do të ishte fundi i shpresave të United për ndonjë transferim të mundshëm të tij.

(Kosova Sot Online )