Ibrahimovic ka zgjedhur njeriun që dëshiron të zëvendësojë Piolin

  • A.P /
  • 01 March 2024 - 21:26
Ibrahimovic ka zgjedhur njeriun që dëshiron të zëvendësojë Piolin

Zlatan Ibrahimovic, këshilltar i lartë i grupit të pronësisë dhe drejtuesve të lartë te Milani, ka një emër të veçantë në mendje për të zëvendësuar trajnerin aktual, Stefano Piolin.

Sipas “SempreMilan”, zëvendësuesi ideal për Ibrahimovicin është Antonio Conte

58-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025, por nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet pas përfundimit të këtij sezoni.

Ndërsa, Conte është trajner i lirë që nga marsi i vitit të kaluar, kur u largua nga Tottenham Hotspur.

Sipas raporteve gjatë kohëve të fundit, italiani do të marrë kohë për të vendosur se cili projekt do t’i përshtatet më së miri.

Një rikthim i tij në Itali është përfolur shumë, por ish-trajneri i “Azzurrëve” mbetet i lidhur edhe me Bayern Munichin.

Ajo që duket qartë në kampin e Milanit është se Ibrahimovic do të ketë një fjalë të rëndësishme në bisedat për temën e trajnerit të ardhshëm të “Rossonerëve”.

Suedezi u shfaq së bashku me Gerry Cardinale në samitin e “Financial Times Business of Football” në Londër të enjten. Cardinale mori kohë për të sqaruar se çfarë rolesh dhe përgjegjësish ka Ibrahimovic.

Ai sqaroi se ish-sulmuesi i njohur ka autoritetin të drejtojë stafin e klubit në mungesë të “shefit të madh”.

Cardinale kishte shtuar gjithashtu se “si një këshilltar i lartë i bordit, me mbi 20 vjet përvojë në futbollin evropian në rezymenë e tij, mendimet e tij për anën sportive të operacionit janë me vlerë të madhe”. 

(Kosova Sot Online)