Okafor me golin vendimtar siguroi fitoren e Milanit kundër Lazio

  • S.A /
  • 02 March 2024 - 08:16
Okafor  me golin vendimtar siguroi fitoren e  Milanit kundër Lazio

Milani është rikthyer te fitorja në Serie A, pas barazimit me Atalantan e humbjes ndaj Monzas në dy xhirot paraprake, transmeton "Kosova Sot Online".

Në kuadër të javës së 27-të, skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli triumfoi në udhëtim ndaj Lazios.

Përballja e luajtur mbrëmë  në “Olimpico” përfundoi me rezultatin 0:1.

Noah Okafor (88′) realizoi golin e fitores së “Rossonerëve”.

Vlen të theksohet se vendasit luajtën me një futbollist më pak nga minuta e 57-të, kur nga loja u përjashtua Luca Pellegrini. Adam Marusic (90+5′) dhe Matteo Guendouzi (90+6′) u përjashtuan gjithashtu me të kuq te lacialët. Elseid Hysaj luajti nga minuta e 60-të në këtë takim. Milani pas kësaj fitore ka 56 pikë dhe renditet i treti në tabelë. Lazio është në pozitën e tetë me 40 pikë.

(Kosova Sot Online )